Besnik Berisha: S’ka pasur takim mes LDK’së e VV’së në “ranch”

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka shpjeguar se s’ka pasur takim ndërmjet zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe atyre të Vetëvendosjes në shtëpinë e Isa Mustafës. Ka thënë se të gjithë këto lajme për një takim të tillë në “ranch” janë të pavërteta.

“Sa lehte i besojme lajmet “ekskluzive” ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime. I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin ” Ranch”, ne mes te VV-se dhe LDK-se”, ka shkruar Berisha, i cili ka këshilluar Isa Mustafës sa ka qenë Kryeministër.

Për takimin në shtëpinë e Isa Mustafës është raportuar të premten mbrëma. Askush nga VV dhe LDK s’e ka mohuar takimin. Por, s’kanë dashur të japin detaje se ku janë takuar dhe pse s’janë marrë vesh për bashkëqeverisje.

Në Vetëvendosje kanë thënë se duhet të flasë nikoqiri i takimit derisa në LDK kanë thënë se s’mund të flasin pasi ashtu janë marrë vesh me Vetëvendosjen.

Herëve të tjera kur s’kishte marrëveshje, Albin Kurtit e xhironte një video dhe njoftonte publikun me rezultatin e bisedimeve, duke treguar edhe fajtorin pse s’po bëhet koalicioni.

Gati katër muaj po bëhen prej se LDK e VV po bisedojnë për marrëveshje koalicioni. Por, s’po merren vesh si të ndahen pozitat shtetërore.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike s’kanë folur nëse do të ketë takime sot në Parlament, hotel apo në rançin e Isa Mustafës.

Ndërkohë, kanë kaluar 112 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, të premten mbrëma, ishte raportuar se shkoi në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë. Por, edhe aty s’ka arritur të bëjë marrëveshje. S’kanë dhënë asnjë detaj të këtij takimi për dallim prej herëve tjera kur Kurti publikonte edhe video pas takimeve me zyrtarët e LDK’së.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh.

Për ‘takimin’ në rançin e Isa Mustafës kanë nisur të bëjnë hajgare aktivistët e PAN’it, duke publikuar fotomontazh të liderit të LDK’së duke e vozitë Shefin e ardhshëm të Qeverisë.

Të ngjashme