Besnik Bislimi: Paga s’është lotari, me hapë smokin, me këqyrë sa ka dalë paga

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot në Komisionin për Integrim është pyetur edhe për Ligjin e Pagave i cili nuk arriti të miratohet në mars, raporton Ekonomia Online.

‘’Po duam ligj të mirë e jo të shpejtë. S’është projektligj që zgjidh problemet e kostos së jetesës. Një instrument që mbase kish mujt me u trajtu, por po trajtohet është paga minimale.’’, ka thënë ai.

“Pagat e kanë njëfarë filozofie. Nuk janë lotari me hapë smokin e me kqyr sa ka dalë paga. Është njëfarë analize që i paraprinë”, ka thënë Bislimi, lidhur me çështjen e koeficientëve.

Ligji për Pagat ka qenë i përgatitur nga Qeveria Haradinaj, por ishte hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e cila ka vlerësuar se disa kategori po favorizoheshin e disa po diskriminoheshin.

Prej se e ka ardhë në pushtet, para më shumë se një viti, Qeveria Kurti ka thënë se po punon për harmonizimin e koeficientëve dhe “së shpejti” ligji do të miratohej në Kuvend.

Por Ekzekutivi nuk ka dhënë asnjë detaj rreth përmbajtjes së projektligjit, sidomos rreth përcaktimit të koeficientëve. Ndërkohë disa drafte që kanë dalë në medie, ku shihet se pagat i janë rritur presidentit dhe kryeministrit, i ka quajtur të pavërteta.

Të ngjashme