Besnik Pula: Qeveria ka të drejtë të japë pikëpamjen e saj rreth marrëveshjes finale

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Besnik Pula, ka komentuar zhvillimet e fundit politike si dhe perspektivën amerikane për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Pula lidhur me letrën e dërguar të Kurtit drejt Pence, vlerëson se nuk është dicka e pazakontë, meqë lloj të tillë komunikimi ekziston mes Qeverive, njofton Klan Kosova.

”Letra është një pjesë e komunikimit normal mes Qeverive”.

”Kjo është e njëjta me komunikimin kur iu janë dërguar letër Trumpit dhe komponentëve të tjerë të politikës amerikane”.

”Nuk ka Qeveria e Kosovës të drejtë të kërkojë se kush do të jetë Emisar i Amerikës për dialogun mes Kosovës e Serbisë”.

A ka mundësi që Richard Grenell duke qenë në krye të shumë agjencive të inteligjencës, të jetë i keqinformuar?

”Por tani keqinformimi është diçka relative, në kuptimin që në rolin e tij që e ka është i përkohshëm për Sigurinë e Kosovës”.

”Në rastet e Kosovës është e drejtë që Qeveria ta japë pikëpamjen e saj sa i përket sa i përket vështrimit të saj ndaj procesit që është ndjekur nga Richard Grenell. Ka një acarim ose një mosbesueshmëri mes Grenell dhe Qeverisë së Kurtit”.

Të ngjashme