Besnik Tahiri: Do të kërkojmë debat parlamentar për të krijuar fondin për financimin e ushtrisë sonë

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kërkojë debat parlamentar për sigurinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se ndër pikat që pritet të diskutohen janë edhe strategjia e re e sigurisë së vendit dhe fondi për financimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ndër temat që adresova në kryesi është kërkea për debat parlamentar për siguri. Ajo çka shihet të luftën në Ukrainë dhe rreshtimin e Kosovës përkrah botës dhe Ukrainës është moment që duhet të reflektohet. Si AAK kemi adresuar disa çështje, strategjinë e re të sigurisë së vendit, që lidhet me anëtarësimin në NATO, fondin për financimin e ushtrisë sonë. Jemi duke diskutuar se si duhet të jetë qasja dhe trajtimin e kësaj teme për seancën e ardhshme që është të enjten”, tha ai.

Të ngjashme