Besnik Tahiri kandidat për deputet, synon votat e grave

Podujevë | 16 Maj 2017 | 21:25 | Nga

Besnik Tahiri, drejtor i Institutit të Kosovës për Qeverisje Lokale (KLGI), ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Tahiri, dy herë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, kohëve të fundit më shumë i ishte përkushtuar punës në organizatën e tij. Por, ai ka bërë të ditur se do të kthehet aktivisht në politikë.

“Po, do të jem kandidat për deputet në listën e AAK-së”, tha Tahiri, për EO.

Ai të martën në mbrëmje veç ndodhej në terren – në komunën e Podujevës, prej nga e ka prejardhjen.

Dhe duket se synimi i Tahiri janë gratë; së paku nga një foto që ka hedhur në faqen e tij në Facebook.

“S’ka rrugëtim të sigurt pa e bërë të plotë vendimmarrjen. Përfshirja dhe demokracia nuk janë kuota”, ka shkruar Tahiri, poshtë një fotografie “selfie”, të bërë gjatë një takim me gra në Podujevë.

“50 % është pasqyrimi real i hises së grave në procese. Në të kundërtën, shteti e shoqëria rrezikon të ndërtohet në themele të dobëta”, ka theksuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme