Besnik Tahiri përkujton Ali Ajetin në 32-vjetorin e rënies: Ishte prirës i rezistencës përballë agresionit që ushtronte Serbia

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri ka kujtuar Ali Ajetin në 32-vjetorin e rënies së tij.

Tahiri ka thënë se Ali Ajetin e kujtojnë si prirës të parë të rezistencës përball shtypjes dhe agresionit që ushtronte Serbia.

Tutje, Tahiri thotë se Ajeti dhe shokët e tij themeluan “Çetën e Llapit”, që sipas tij lirisht mund të cilësohet si formacioni i parë ushtarak dhe si pararendëse e ngjarjeve që kulumuan me krijimin e UÇK-së dhe luftën e popullit për liri.

“Ali Ajeti, nuk mjaftohej ta donte lirinë, por e konsideroi më shumë se sublime duke luftuar e rënë për të. Aliu, la amanetin për shokët që ta ndjekin rrugën e nisur për liri, amanet ky që do të jetë i gjallë e do të jetojë ndër breza”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme