Besnik Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamble

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble Komunale.

Bëhet fjalë për Lirika Humollin, e cila është kimiste e diplomuar, aktiviste në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe ka stufiuar po në këtë fushë.

“Lirika, është kimiste e diplomuar, aktiviste në fushën e mbrojtjes së ambientit, ajo ka studiuar po në këtë fushë. Vjen nga fshati Lupç i Poshtëm duke qenë e pasionuar dhe aktive në promovimin e ambientit dhe mbrojtjen e natyrës.

Lirika i bashkohet ekipit tim, me fokus në analizën në fushën e ujërave dhe ambientit. Duke përfshirë edhe segmentin e edukimit në këtë fushë dhe laboratorëve profesional. Ajo poashtu është kandidate për asamble komunale”, ka shkruar Tahiri.

Më tej Tahiri ka treguar që së bashku me Lirikën dhe ekipin e tij do të ofrojnë zgjidhje të qëndueshme në gjetjen e alternativave për furnizim me ujë të pijshëm, për lokalitetet dhe shkollat si dhe për disa çështje të tjera që janë me rëndësi për komunën.

“Lirika dhe ekipi do të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme në gjetjen e alternativave për furnizim me ujë të pijshëm, për lokalitetet dhe shkollat; përmbylljen e ndërtimit të shpejtë të kolektorit dhe kyçjen në trajtim të ujërave të zeza; menaxhimin e mbeturinave dhe zgjidhjet për deponitë inerte; si dhe edukimin, paisjet laboratorike për shkolla në këto fusha.

Të dhënat tregojnë që në tri këto fusha duhet një veprim i menjëhershëm, duke i vendosur në prioritet të qeverisjes komunale.

Furnizimi me ujë 27% e qytetarëve furnizohen me ujë nga sistemet e vogla lokale, të cilat nuk menaxhohen nga ujësjellësi. Nga të dhënat e IKSHPK, pothuajse të gjitha mostrat e marra nga këto sisteme, rezultojnë me kontaminim bakteror dhe nuk janë ujëra të sigurta për pije nga aspekti higjienik. Nga 41 institucione arsimore në Komunën e Podujevës, 59% janë të kyçura në sistemin e ujësjellësit, 41% e tyre furnizohen nga puset”, ka cituar Tahiri.

Të ngjashme