Besnik Tahiri: Zëvendësministrave t’i hiqet e drejta e votës në mbledhjet e Qeverisë

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se për përfundimin e përpilimit të rregullores së re të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri njoftoi se me rregulloren e re, do të forcohet llogaridhënia në dy nivele: në raport me funksionimin e Kuvendit dhe trupave të tij; dhe në rritjen e llogaridhënies së institucioneve/agjencive të pavarura karshi Kuvendit.

Ndër të tjera, Tahiri njoftoi se në diskutim për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka kërkuar largimin e nenit që e lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e Qeverisë, pasi që sipas tij, kjo është anti kushtetuese.

Të ngjashme