Besnik Tahirit i bashkohet në ekip eksperti i njohur amerikan, Scott Battes

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Adhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka mirëpritur në ekipin e tij, Scott Bates.

Tahiri tha se Bates është një peronalitet i rrallë me përvojë ndërkombëtare në reforma dhe menaxhim publik. Bates ka mbajtur pozita të larta në Washington DC të Amerikës dhe në qeveritë lokale të Virginia dhe Connecticut të SHBA-së.

“Jam i nderuar që, Scott Bates (www.scottbates.net/about/), i bashkohet ekipit tim në cilësinë e këshilltarit të jashtëm, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe programit për investimet e huaja. Ai gjithë përvojën dhe njohjen ndëkombëtare do ta ofrojë në funksion të realizimit të Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025, në veçanti në instalimin e menaxhimit efikas publik dhe thithjen e investimeve”.

Tahiri tha se në këtë funksion, përveq mobilizimit qytetar, potencialit ekonomik do ti ftojë gjithë miqtë e partnerët në vizionin për zhvillim të Podujevës.

Njoftimi i plotë:

Pata kënaqësi ta pres në Podujevë, z. Scott Bates, një personalitet i rrallë me përvojë ndërkombëtare në reforma dhe menaxhim publik. Z. Bates ka mbajtur pozita të larta në Washington, DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në qeveritë lokale në shtetin Virginia dhe Konektikat të ShBA-së. Në takim e ecje së bashku me mikun tim Bates, diskutuam për garën dhe potencialin zhvillimor. Ndër të tjera, në detaje e konsultova për programin sektorial dhe zonal, ku mora përshtypje pozitive lidhur me objektivat dhe veprimet e platformës.

Jam i nderuar që, Scott Bates (www.scottbates.net/about/), i bashkohet ekipit tim në cilësinë e këshilltarit të jashtëm, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe programit për investimet e huaja. Ai gjithë përvojën dhe njohjen ndëkombëtare do ta ofrojë në funksion të realizimit të Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025, në veçanti në instalimin e menaxhimit efikas publik dhe thithjen e investimeve. Në këtë funksion, përveç mobilizimit qytetar, potencialit ekonomik do t’i ftojë gjithë miqt e partnerët në vizionin për zhvillim të Podujevës.

Të ngjashme