Beteja e gruas kundër pabarazisë

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 08:11 | Nga

Të qenit grua nuk e ka penguar atë që të bartë uniformën ushtarake tash e 19 vjet. Fillimisht atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas të Trupave Mbrojtëse të Kosovës e tani të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kapitenia Florie Osmani, që këtë gradë e mban që nga viti 2011, synon që të jetë edhe pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Thotë se të shërbesh në uniformë është nder, krenari dhe privilegj. 41 vjeçja, që është nënë e dy fëmijëve, fton të gjitha gratë që të ndjekin dëshirat e tyre me gjithë paragjykimet e vështirësive me të cilat do të mundë të ballafaqoheshin rrugës. Sipas saj, ato gjithkund mund t’ia dalin vetëm me vullnet e dëshirë. Kapitene Osmani thotë se familja me vështirësi ia ka pranuar vendimin për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

“Fillimisht si familje e kanë pasur pak vështirë ta pranonin vendimin tim ose dëshirën për t’iu bashkuar UÇK-së, edhe ata kanë qenë të vetëdijshëm se në luftë do të ballafaqoheshim me shumë raste. E kanë pasur të vështirë, por i falënderoj për përkrahjen që ma kanë dhënë, me gjithë vështirësitë që kanë pasur për ta pranuar vendimin tim. Fatmirësisht bashkëshortin e kam pasur pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse tani nuk punon në uniformë e ka më lehtë të më kuptojë, të më përkrahë, të më ndihmojë për të zhvilluar karrierën time në ushtri”, ka treguar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme