Betohen 114 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 11:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën konstituive të 22 marsit janë betuar 114 deputetët e legjislaturës të tetë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ka lexuar deklaratën për betimin e deputetëve.

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryer detyrën time dhe do ta përfaqësojë me dinjitet popullit, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”.

Fillimisht Komisioni për verifikimin e mandatit të deputetëve tha se në bazë të shqyrtimit të dokumenteve Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, PDK 19 deputetë, LDK 15, AAK 8, Lista Serbe 10 dhe komunitetet tjera 10.

Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve sipas njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e zgjedhjeve.

Të ngjashme