Betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe ata që munguan në seancën konstituive

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 10:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë bërë betimin deputetët e rinj të zëvendësuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe disa nga ata të cilët nuk e kanë bërë në seancën konstituive, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e atyre që kanë bërë betimin në këtë seancë kanë qenë edhe Avdullah Hoti, Armend Zemaj ,Behgjet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, të cilët ksihin munguar në seancën konstitutive.

Kandidatët e zëvendësuar sipas KQZ-së

1. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, është z.Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë z. Daut Haradinaj.

2. Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “LËVIZJA VETËVENDOSJE!”, janë: z.Enver Haliti, znj.Shqipe Isufi, z.Mirsad Shkreta, z.Gramos Agusholli, z.Alban Bajrami, z.Jahja Kokaj, z.Hydajet Hyseni Kaloshi, z.Ekrem Mustafa dhe z.Enver Dugolli. Këta kandidatë do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm znj.Donika Gërvalla-Schëarz, z.Hekuran Murati, z.Arben Vitija, znj.Arbërije Nagavci, z.Hajrulla Çeko, z.Liburn Aliu, z.Faton Peci, z.Xhelal Sveçla dhe znj.Rozeta Hajdari.  

3. Kandidate e radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “NOVA DEMOKRATSKA STRANKA-NDS”, është znj.Samra Ilijaz, e cila do të zëvenësojë znj. Emilija Redžepi.

4. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK”, është z.Fridon Lala, i cili do të zëvendësojë z. Elbert Krasniqi.

5. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP”, është z.Enis Kervan, i cili do të zëvendësojë z. Fikrim Damka.

Të ngjashme