Betohet kryeministri Haradinaj dhe 21 ministrat e tij

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 20:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ai edhe është betuar si kryeministër i ri i Kosovës ndërkaq dhënia e betimit është bërë nën intonimin e himnit shtetëror të Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka marrë 61 vota nga deputetët e pranishëm, Zafir Berisha i Nismës ka abstenuar; ndërkohë që opozita LDK dhe Vetëvendosje më herët braktisën sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ky është kabineti i plotë:

Kryeministër: Ramush Haradinaj
Zëvendëskryeministër i Parë: Behgjet Pacolli
Zëvendëskryeministra: Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi

Ministritë:
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministria e Diasporës dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagcilar

Të ngjashme