Betohet Xhafer Gashi, kërkon angazhimin e të gjithëve në zbatimin e Ligjit për Obiliqin

Obiliq | 21 Dhj 2017 | 11:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri i Komunës së Obiliqi, Xhafer Gashi, u betua sot para anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal. Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal u udhëhoq nga anëtari më i vjetër Hysni Mjekiqi, raporton Ekonomia Online.

Pas betimit të këshilltarëve të zgjedhur, betimin e ka dhënë edhe kryetari i rizgjedhur, Gashi. Në fjalimin e tij të parë në mandatin e dytë, ai u zotua se do tu shërbej qytetarëve pa anime e në përputhje me ligjin.

“Për të gjithë ju, sot është një fazë e re në jetën e tuaj politike përgjegjësit janë mundësi për të kontribuar në mirëqenien e qytetarëve tanë. Akti betimit nënkupton përcaktimin e juaj për të shërbyer pa anime dhe në përputhje me ligjin. Do mundohem të jem bashkëpunues me të gjithë. Fryma e bashkëpunimit me të gjithë ju për të gjitha temat me interes për te gjithë ju dhe qytetarët”.

Gashi tha se do të mirëpres kritikat që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, derisa ka kërkuar angazhim të të gjithëve në zbatim të Ligjit për Obiliqin.

“Dhënia e kritikës së shëndosh dhe në shërbim të së mirës na ndihmon në angazhimin tonë, por edhe rrit cilën e komunës tonë. Temat që na presin janë të mëdha dhe të rënda, askush nga ne nuk do të ketë alibi për mospunën e këtij mandati. Kërkoj angazhim dhe kontribut nga secili prej jush për Ligjin për Obiliqin”, tha Gashi.

Të ngjashme