Bibaj merr përkrahjen e qytetarëve në Ferizaj, për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dardan Bibaj, në tubimin përmbyllës në Ferizaj ka marrë mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune.

Bibaj me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar qytetarët për mbështetjen në tubimin përmbyllës në Ferizaj.

Dardan Bibaj njihet si  një afarist i suksesshëm në Ferizaj dhe në zgjedhjet e 6 tetorit garon nga radhët e LDK-së, me numër 67.

“Ferizaj gjithmonë ka qenë promotor i ndryshimeve të mëdha, e këtë e dëshmon mbështetja e mijëra qytetarëve në tubimin përmbyllës të LDK -së në Ferizaj!
Unë Besoj në ju dhe fitoren e madhe të 6 Tetorit!
Falemnderit Ferizaj, falemnderit qyteti im”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme