Bilall Sherifi shkon te shtëpia e Jakup Krasniqit, diskuton me policët

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Nismës Bilall Sherifi ka shkuar para shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku është duke u zhvilluar një aksion i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Sherifi është parë duke diskutuar me policët e Kosovës të cilët janë duke asistuar në këtë aksion të EULEX-it.

Që nga mëngjesi i sotëm, forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit në Prishtinë.

Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Të ngjashme