Billboardet e fushatës rrezikojnë qytetarët

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Në çdo qytet të Kosovës  këto ditë mund të shihni billboarde të kandidaëve qoftë për postin e kryeministrit, qoftë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por vendosja e tyre në hapësira publike po rrezikon jetën e qytetarëve.

Qytetarët kanë raportuar në “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” se një billboardi i Lëvizjes Vetëvendosje është gati të rrëzohet nga shtylla ku është e vendosur.

Ata kanë kërkuar që në këtë kohë fushate të kenë kujdes edhe për kalimtarët e rastit, duke i riparuar apo larguar billboardet e dëmtuara

“Beni fushate, por kujdes po e merrni ne qafe ndonje kalimtar te rastit. Komuna e Prishtinës ju lutem ta riparoni ose largoni kete. Paraqet shume rrezik”, thuhet në këtë postim.

Image may contain: 1 person, sky, cloud, tree and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme