Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, Pacolli i reagon Vjosa Osmanit: Lëri inatet politike

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se deklarimi i sotëm i kryeparlametares Vjosa Osmani për kalimin e marrëveshjes me Serbinë e ka parë si kërcënim për kryeministrin.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend””, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë periudhë duhet të lihen anash inatet politike.

“Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Dekleratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike!

Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon”, ka shtuar ai.

Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 4. September 2020

Të ngjashme