Bislimi akuzon Kurtin: Një detyrë e ke dhe atë nuk po mund ta kryesh

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së, Donjet Bislimi, ka akuzuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili sipas tij nuk po arrin assesi të gjejë formuan për formimin e qeverisë së re.

Bislimi duke iu referuar videos së publikuar sot nga Kurti thotë se i njëjti “po duket qesharak dhe absurd i stagnuar nëpër çdo paraqitje publike”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qesharak dhe absurd po del “Lëvizësi” i stagnuar nëpër çdo paraqitje të tij..

..Një detyrë e ka dhe atë nuk po mund ta kryej, ndërsa vendos që në çdo spot të përmend idollin e tij politik.

Kryeje punën që të takon dhe realizoj premtimet “Lëvizës” i stagnuar, lëri llafet e pallavrat!

Të ngjashme