Bislimi arsyetohet për “skandalin diplomatik”: Biseda ka qenë shumë e frytshme

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 15:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se skandali diplomatik me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, nuk ka pasur kurrfarë keqkuptimi në këtë aspekt, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse u demantua nga Bjorn Berge, Bislimi tha se biseda e zhvilluar mes tyre ka qenë shumë e frytshme.

“Në sytë e Berger nuk ka kurrfarë keqkuptimi, Berger është zëvendëskryetar i Këshillit të Evropës dhe ka kompetencat e veta, si dhe ju siguroj në tërësi se biseda ka qenë shumë e frytshme. Kjo vetëm është parë në sytë e disave në Kosovë. Unë kam një bindje që kur puna e tweet-it që ka mu përdor si ushqim, që qeveria nuk po din me i përdor tweet-at. Duhet me kalu pak te substanca. Për aq kohë sa mbeteni te presjet, unë këtë e marr si kompliment, se ju nuk po mund të gjeni ndonjë gabim në punën tonë. Unë dëshiroj që të vazhdoni me këto kritika”, shtoi ai ”, tha ai.

Të ngjashme