Bislimi arsyetohet se BE-ja ka kërkuar të mos jepen detaje për planin franko-gjerman

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 13:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.

Bislimi tha në takimet e fundit në Bruksel është folur për dy tema kryesore, ajo për targat dhe marrëveshja për energjinë elektrike për komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se në këtë takim ka kërkuar që edhe tema e të pagjeturve të jetë pjese e marrëveshjes së fundit.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, ai tha se është kërkuar nga negociuesit e BE-së që të mos jepen detaje për këtë marrëveshje.

“Kemi arritur dakordim me BE-në që të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse. Temat që janë diskutuar janë tema e lëvizjes së lirë dhe e dyta me energjinë, tema e tretë ka qenë tema e të pa gjeturve dhe kam kërkuar që kjo të mos lihet jashtë marrëveshjes”.

“Në të dyja temat kemi arritur marrëveshje të mira. Propozimi në planin franko-gjerman ka qenë që marrëveshja të përfundoj në fundin e marsit 2023. Për propozimin ka një dakordim në mes propozuesve që përmbajtja e këtij plani të mbahet larg nga publiku dhe nuk mund të nxjerrim detaje për këtë propozim”, tha ai.

Të ngjashme