Bislimi i LDK-së nderohet nga Washingtoni

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi është nderuar me vlerësimin e pranuar nga Kryetarja e Washington, Muriel Bowser me rastin e 32 vjetorit të punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe 20 vjetorit të angazhimit të tij në Ligë dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Administratën amerikane!

“Për mua është vlerë që ia dedikoj shtetit dhe kombit tim”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Jam jashtëzakonisht i nderuar me vlerësimin e pranuar nga Kryetarja e Washington, DC, znj. Muriel Bowser, me rastin e 32 vjetorit të punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe 20 vjetorit të angazhimit tim në Ligë dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Administratën amerikane! Citati i mëposhtëm nxjerrë nga letra e saj e Mirënjohjes për mua është vlerë që ia dedikoj shtetit dhe kombit tim!

“…shprehim mirënjohje për Dr. Faton Bislimin në njëzet vjetorin e angazhimit të tij të vazhdueshëm në baza vullnetare për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane…Dr. Faton Bislimi ka punuar ngushtë me anëtarë të rangut të lartë të Kongresit dhe Administratës së SHBA-ve për t’i adresuar çështjet kyçe të shqiptaro-amerikanëve dhe ato të vëllezërve e motrave të tyre në Ballkan. Një profesor dhe ekspert i politikave publike me renome ndërkombëtare, Dr. Bislimi vazhdon të shërbejë, këtu në DC-së dhe kudo nëpër Amerikë, si një burim fort i çmueshëm i politikës së jashtme Amerikane veçanërisht sa i përket Evropës juglindore… Në emër të 712,000 banorëve të DC-së e urojmë Dr. Bislimin…”

Mirënjohja e tillë nga kryeqyteti i demokracisë botërore më jep shtytje për punë edhe më të mëdha e angazhim më të shtuar. Përvoja ime në Washington dhe bashkëpunimi me burrështetas amerikanë janë themeli më i fuqishëm i angazhimit tim politik dhe fanari më i çiltër i besatimit për kauzën tonë kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme