Bislimi i PDK-së kritikë Vitisë: Mbi 500 raste pozitive në ditë, kurrfarë fushate për vaksinim

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kritikuar mininstrin e Shëndetësisë për çasjën e tij ndaj situatës epidemiologjike.

Bislimi ka thënë se edhe përkundër rritjës së rasteve pozitive me Covid-19, nuk është marrë asnjë fushatë për vaksinim.

Postimi i plotë:

  1. Kurrfar fushate për vaksinim,
  2. Kurrfar organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen,
  3. Mbi 500 raste pozitive çdo ditë,
  4. Vdekje të përditshme nga Covid-19,
  5. Ngulfatje e sistemit shëndetësor dhe rritje e intensitetit të punës,
  6. Ndalja e shtesave në paga për punëtorët shëndetësor,
  7. Mos vazhdimi i kontratave për stafin mbështetës,
  8. Injorim total dhe shpërfillje absolute ndaj nevojave të stafit shëndetësor etj, etj, etj…
    I shokuar me këtë qasje të kësaj qeverie ndaj shëndetësisë dhe misionarëve të saj,
    Edhe më i shokuar me qasjen e vet ministrit ndaj kolegëve të tij!

Të ngjashme