Bislimi iu shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit doganor që vdiq si pasojë e komplikimeve nga Coronavirusi

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka ngushëlluar familjen e oficerit doganor nga Komuna e Prizrenit që sot ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID 19.

Bislimi ka shkruar në Facebook se  Doganat e Kosovës që nga dita e parë e masave kufizuese në përballje me pandeminë COVID 19, kanë qenë në linjë të parë të frontit duke u ekspozuar mbiproporcionalisht ndaj rrezikut për infektim.

“Falë angazhimit maksimal të zyrtarëve tanë doganor, si transporti ndërkombëtar i mallrave ashtu edhe i njerëzve është zhvilluar pa pengesa të mëdha.

Pjesë e këtij angazhimi ka qenë edhe z. Kujtim Qafleshi, me detyrë në pikëkalimin kufitarë në Vërmicë. Dy javë më parë, Kujtimi u testua pozitivisht me COVID 19. Sot me pikëllim të madh më duhet të ju informoj që z. Qafleshi nuk arriti ti mbijetoj infeksionit.

Vdekja e Kujtimit është humbje shumë e madhe për familjen e tij, por njëkohësisht edhe për gjithë Doganat e Kosovës. Kosova sot e humbi një punëtorë të mirë dhe një ekspert të shkencave ekonomike dhe një auditor të vlefshëm”, ka shkruar Bislimi, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve e kolegëve të të ndjerit.

Të ngjashme