Bislimi: Kosova është këtu falë veprimeve të opozitës

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria nuk i gëzohet rritjes së çmimit të energjisë, pasi sipas tij e ka barrën më të madhe që me 75 milionë euro të subvencionojë këtë proces.

Tutje, ai ka hedhur akuza në drejtim të opozitës, për çka ka thënë se Kosova këto dështime i ka për fajin e tyre.

“Ata të cilët me propozimin e ZRrE do të kenë kosto prej 6.9 cent. Mos bëni panik mos i frikësoni qytetarët. Shqipëria ka ndërhy në tetor por nuk e ka ulur çmimin e energjisë. Në Kosovë kompania është në pronësi publike e keni shit. Kosova është këtu falë veprimeve tona. Nëse Kosova është për shkak të dështimeve është të mos na jepni këshilla. Kjo rritje të tarifës po e detyron qeverinë të intervenojë në 75 milionë euro. Partitë opozitare kanë sulmuar Kurti”, ka thënë Bislimi.

Të ngjashme