Bislimi: Mund t’i suspendohet licenca Elektroserverit, kemi vullnet për takime mujore në Bruksel

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, kompanisë ELektroserver mund t’i merret licenca, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes së Komisionit për Integrim tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka dy javë kohë që të diskutojmë më palët lidhur me marrëveshjen për energjinë e arritur me Serbinë për furnizimin e veriut me rrymë.

 Kurse kur foli për takimete nivelit të lartë në Bruksel, ai tha se Kosova është e gatshme të zhvillojë takime në baza mujore.

“Tani e gjithë procedura për zhvendosjes së ZRrE ka dy javë që të diskutojë me palë që të shikojë a ka zgjidhje apo duhet të merret vendimi për suspendimin e licencës. Ka mos përmbushje nga Elektroserveri dhe ka hezitime nga ana e KEDS dhe duhet të qartësohen brenda 10 ditësh”.

“Për takimin në Bruksel tha se kur e dimë ne e nxjerrim ne publik. Ne shpresojmë të kemi takim këtë muaj mirëpo Lajçak do ta sheh mundësinë se në cilat data mund të ftohet në takim. Ky është dakordim gojor, por ka vullnet nga pala jonë të shkohet në takim në baza mujore”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme