Bislimi njoftoi përmes Facebook-ut për takimet në Bruksel, Krasniqi i drejtohet me tetë pyetje

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Jeta Krasniqi nga KDI e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe në Bruksel dhe temat që janë diskutuar, raporton Gazeta Express.

Krasniqi përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se “Facebook transparenca nuk mjafton”, duke shtuar se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.

Ajo ia ka nisur Bislimit tetë pyetje për dialogun.

Krasniqi ka thënë se Bislimi duhet të tregojë se cilat janë marrëveshjet e identifikuara nga pala kosovare si marrëveshje që nuk janë zbatuar nga pala serbe dhe e kundërta.

Tutje, ka thënë se duhet të bëhet e ditur se çka kërkon pala kosovare që të bëhet me këto marrëveshje e çka do të ndodhë me marrëveshjet e arritura tashmë në kuadër të dialogut.

“A ka pasur nje diskutim apo dakordim se si te zhbëhen institucionet e tjera paralele serbe ne Kosove – per te cilat nuk ka marrëveshje psh. shendetesia, arsimi, sistemi postar etj. A kane arritur palet nje dakordim se si do te ecet tutje me kete proces?  Kur pritet takimi i radhës ne kete nivel?

Për me tepër,  a do te jene këto tema diskutimi dhe ne takimin e nivelit te larte ne nivel te Kryeministrit Kurti qe pritet te mbahet me 25 korrik?”, tha ajo.

Krasniqi ka thënë se për këto e pyetje të tjera, Bislimi du

Të ngjashme