Bislimi njofton se mbi 300 mijë euro janë mbledhur nga mërgata

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në llogarinë e Qeverisë kanë ardhur 321.663 euro nga mërgata për të ndihmuar vendlindjen e tyre në luftën kundër pandemisë.

Ai ka falënderuar ata në emër të popullit dhe Qeverisë dhe ka treguar se nga cilat vende kanë ardhur.

“Dua të ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Të ngjashme