Bislimi përplaset me deputetët e LDK-së, Gashi: Nëse janë harxhuar 53 milionë € ilegalisht, të denoncohet

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës është përplasur me deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Armend Zemaj të cilët nga ulëset e tyre i shtronin pyetje zëvendësit të Kurtit për planprogramin e qeverisë.

Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili u ka kërkuar deputetëve të LDK-së, që të mos flasin pa mikfron sepse po e dekoncentrojnë zëvendëskryeministrin.

“Mos folni pa mikrofon, se po e dekoncentroni zëvendëskryeministrin, qetësi ju lutem dëgjone zëvendëskryeministrin”, tha Konjufca.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nuk mund të diskutojnë me opozitën për detajet e planit pasi në planprogram janë prioritetet qeverisëse.

“Kur e kemi dizajnu programin nuk ka qenë objektiv me pru një program që i pëlqen opozitës, ne kemi garu me këtë program në zgjedhje, qytetarët e kanë dhënë vlerësimin për këtë program, jo me programin e juaj që e ka marrë një notë ngelëse në zgjedhje. Kemi marrë mandatin dhe do ta impelentojmë këtë program, ne po i tregojmë synimet për 4 vite, pastaj pas 4 vitesh mund ta vlerësoni. Është plan i prioriteteve nuk është plan i detajizuar, detajet nuk janë për mu diskutu me juve, veç për me ta vizatu zotëri Zemaj, po duhet me ta vizatu zotëri Gashi, se s’pe kupton”, ka thënë Bislimi.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë në Kuvend që të dal dikush e të thotë se nuk do të kallzojë se si një program do të kthehet në plan specifik.

Ai po ashtu ka thënë se është e palogjikshme të thuhet se janë hargjuar ilegalisht 53 milionë euro e të mos denoncohet kjo.

“Me dalë me i thënë Kuvendit që unë s’ju kallëzoj juve se si një program do të kthehet në plan specifik nuk ka ndodhë kurrë, por gjithsesi zv.kryeministër po vepron kështu. Me dalë para qytetarëve me thënë se janë hargju ilegalisht 53 milionë euro dhe mos me shku me denoncu është e palogjikshme. I duhet qetësi, është zëvendëskryeministër, duhet të veprojë me qetësi e jo me ju turrë kështu Kuvendit”, tha Gashi në Kuvend.

Ndërsa, Armend Zemaj tha se nuk jeni duke i implementur premtimet e dhëna.

“Është e vërtetë që ke fitua, por ke thënë Mitrovica do të do të zhvillohet, Ura do të hapet, Çakorri, këto ju interesojnë edhe qytetarëve”.

E Hykmete Bajrami e LDK-së ka kritikuar sa i përket shtesave për fëmijë, duke thënë se nuk dihet ku do të merren mjetet për to.

“Ne nuk jemi kundër shtesave, por tham vetëm se ku do t’i merrni kur buxheti për 2022 do të rritet vetëm për 74 milionë, ndërsa vetëm shtesat e fëmijëve kushtojnë rreth 60 milionë euro”, tha Bajrami. “4 vjet nuk mund të vajtoni për 20 vjetët e kaluara. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të treguar se çka kanë bërë qeveritë e kaluara”. “Ne e dimë që jeni parti e majtë dhe nuk po tentojmë me u ndryshua, nuk është e vërtet që jam kundër shtesave të fëmijëve unë po ju bëjë pyetje se si doni t’i realizoni”.

Të ngjashme