Bislimi pret në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në kwtw takim u bisedua mbi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve tona, si vazhdimësi pas nënshkrimit në muajin korrik të Marrëveshjes Dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit.

Bislimi tha se e vlerëson lartë mbështetjen e Luksemburgut në fusha si arsimi, shëndetësia, inovacioni dhe teknologjisë informative. U përmendën arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Dietz u shpreh i kënaqur që ndodhet në Kosovë, në një vend me miqësi jetëgjatë me Luksemburgun. Ai tha se është i impresionuar me potencialin e Kosovës, aftësitë, moshën mesatare të re të popullsisë, mundësitë e shumta të investimit dhe bashkëpunimit nën një vizion të përbashkët. Dietz riafirmoi mbështetjen e Luksemburgut për perspektivën evropiane të Kosovës.

Bislimi e falënderoi Dietz për vizitën, mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e frytshëm.

Të ngjashme