Bislimi raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është ftuar nga Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë për të raportuar lidhur me dialogun me Serbinë.

Më 13 maj ishte raundi i fundit i takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në të cilën Bislimi mori pjesë dhe ku dështoi të arrihet ndonjë marrëveshje, qoftë edhe për çështjen e targave.

Raportimi i Bislimit është paraparë të mbahet në ora 14:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme