Bislimi reagon ndaj deklaratës së Lajçak për dialogun dhe marrëveshjen e Washingtonit

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se ky i fundit nuk njeh Kosovën zyrtarisht.

Reagimi i plotë:

E para — kush më shumë se SHBA-të i japin legjitimet ndërkombëtar dialogut dhe marrëveshjes finale? A ishte Lajçak apo amerikani Palmer që takoi lidershipin politik të Kosovës duke përfshirë opozitën? Cili tregoi përkushtim më të madh dhe korrektësi më të lartë ndaj Kosovës?!

E dyta — a është BE që ende si e tillë nuk e ka njoftë Kosovën sovrane dhe në selinë e vet, ku e ka zyrën Lajçak nuk zë vend askund flamuri shtetëror i Kosovës as edhe kur qeveritarët tanë janë të pranishëm aty? Apo, a ka ndodhë ndonjëherë që në takime të tilla në Ëashington të mungojë flamuri i Kosovës?!

E treta — sa njohje ia ka sjellë Republikës së Kosovës BE, kur dihet se as vendi i vet Lajçakut (Sllovakia) nuk e njeh Kosovën, e sa SHBA-të?!

Këto deklarata shpërfaqin pikërisht inferioritetin e madh që Lajçak ndjenë ndaj SHBA-ve, dhe përçmimin që ia bënë Kosovës për shkak të besimit me të madh që ne kemi (me plotë arsyeje) tek Amerika!

Të ngjashme