Bislimi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për dialogun

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe për formimin e institucioneve.

Butel dhe Bislimi diskutuan tutje për rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, planet e qeverisë për zhvillim, dialogun Kosovë-Serbi si dhe situatën me pandeminë Covid-19.

Zëvendëskryeministri kosovar ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ambasadores për mbështetjen që Kosova e ka marrë nga Franca.

Të ngjashme