Bizneset në nivelin lokal humbën deri 700 mijë € në ditë, komunat kërkojnë mbështetjen e Qeverisë

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 11:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Coronavirusi u ka shkartuar humbje të mëdha bizneseve që operojnë në nivelin lokal. Llogaritet që humbjet ditore të kapin shifrën deri në 700 mijë euro të ditë, ka bërë konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka potencuar kryetarët kanë kërkuar që Qeveria të kthejë kokën kah rimëkëmbja ekonomike.

“Pas kërkesës së Asociacionit niveli qendror ka lejuar që komunat të fillojnë me organizimin e takimeve të rregullta të kuvendeve komunale, shumica e komunave kanë filluar që ta mbajnë takimin e komitetit për politik dhe financa dhe të dikustojnë për çështje që janë në interes të qytetarëve, dhe tash ju kanë kthyer normalitetit por në përgjithësi kryetarët mendojnë që duhet t’i kthehemi normalitetit sepse humbjet ditore nga bizneset të cilat operojnë në nivelin lokal ndonjëherë sillen rreth 700 mijë euro dhe këto janë humbje ditore dhe kryetarët janë duke tentuar që qeveria të kthej pak kokën edhe kah rimëkëmbja ekonomike”.

Ibrahimi ka thënë se duhet të fillojë gradualisht zhvillimi ekonomik lokal [as humbjeve të shkaktuar. sipas tij, komuna po e menaxhojnë mirë këtë situatë.

“Komunat kanë bërë një far lloj vlerësimi sepse kryetarët e komunave së bashku me ekipet e tyre janë për çdo ditë në teren dhe bëjnë vlerësimin e situatës dhe gjithë kryetarët e komunave kanë rekomanduar që masat e parapara me fazën e dytë të shkurtohen në mënyrë që të jepet pak hapësirë edhe shëndetit ekonomik”.

“Kryetarët e komunave duke e marr parasysh situatën në teren janë duke thënë që situata është në kontroll të plotë dhe është e menaxhueshme, ndoshta edhe pse pritet ndonjë rast i ri por këto masa duhet të lehtësohen në mënyrë që të jepet pak hapësirë edhe shëndetit ekonomik përpos shëndetit publik për të cilën kryetarët janë angazhuar me muaj të tërë”.

“Duke marr parasysh që numri i të infektuarve për çdo ditë është duke rënë dhe duke marr parasysh që në disa komuna të Kosovës nuk ka pas asnjë të infektuar, po ashtu në disa komuna që kanë ndodhur rastet e para të infektimit dhe që disa javë nuk ka asnjë të infektuar atëherë kryetarët kanë kërkuar që masat e parapara me fazën e dytë të shkurtohen në mënyrë që të fillojë gradualisht edhe zhvillimi ekonomik lokal”.

Ai ka sqaruar se buxhetet komunale nuk do të jenë sikurse vitet e kaluara atëherë nëse Qeveria nuk u del në ndihmë komunat do ta ketë të vështirë funksionimin, raporton EO.

“…duhet theksuar që edhe buxhetet komunale gjatë këtij viti nuk do të jenë si në vitet e kaluara, sepse ato varen nga niveli qendror por edhe nga të hyrat vetanake dhe nëse nuk ka një zhvillim ekonomik nëse nuk ka një shëndet ekonomik atëherë nuk do të ketë edhe para për t’i paguar tatimet që qytetarët janë të obliguar ndaj komunës”.

Të ngjashme