Blerand Stavileci padit Albin Kurtin

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-ministri Blerand Stavileci e ka paditur liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti i cili e ka akuzuar atë se përfiton kontrata nga Qeveria e Kosovës.

“Shpifarak, ja ku e ke padinë! S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurhedhës, gazhedhës, mollotovhedhës, zollahedhës, sulmues i policëve, indoktrinues e sektaxhi i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, regjisor i orgjive seksuale, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut”, ka shkruar Stavileci në Facebook.

Stavileci i ka uruar Kurtit “sukses edhe në këtë mision të dështuar”.  Madje, është përkujdesur që Stavilecit t’ia sqarojë nocionin e fjalës ‘shpifje’.

“Para se të njoftohesh me padinë, kuptoje nocionin nga i cili të rrjedhë ajo! SHPIFJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET. Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla”.

Të ngjashme