Blerim Burjani: Partitë e kanë keqinterpretuar çështjen e anëtarëve në KQZ

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka dështuar ta sqarojë se si duhet të jetë numri i anëtarëve të partive politike në këtë komision.

“Gjykata Kushtetuese ka dështuar edhe Presidenti nuk ka mundur të marrë një vendim. Presidenti nuk ka pasur një udhërrëfyes të drejtë. Situata është komplekse. Nuk mund të ndryshojë numri i anëtarëve në KQZ. Duhet të rishikohet formula. Secila parti ka bërë precedent për numrin e anëtarëve. Gjykata Kushtetuese nuk ka ditur ta bëjë interpretimin ligjor”, ka thënë Burjani, njofton Klan Kosova.

Sipas tij problemi i bllokimit të KQZ-së deri tash qëndron te ligji për zgjedhje që nuk është fleksibil dhe që sipas tij ka nevojë që të ndryshohet.

“Është dashur të bëhet interpretimi nga Gjykata Kushtetuese se koalicioni nuk është grup parlamentar por janë parti politike. Këtu ka dështuar Kushtetuesja prej bazës. PDK është mësuar t’i ketë dy përfaqësues si grupi më i madh parlamentar dhe të tjerët me nga një anëtarë. Formula 2+2+2 është tregti. Kushtetua nuk e thotë se duhet të shkojnë ka dy anëtarë. Problemi më i madh është se koalicionet janë parazgjedhore. Gjykata Kushtetuese e ka për obligim që ta interpretojë se cili është grupi më i madh parlamentar. Ideja është se cila formulë funksionin që nuk e  bllokon KQZ-në”.

Sipas tij në pozicionin e tanishëm partitë politike e kanë keqinterpretuar çështjen e numrit të anëtarëve në Komisionin Zgjedhor.

“KQZ nuk është profesional por politik. Ky komision është i rrejshëm se është i pavarur sepse është politik. Koalicioni nuk është parti politike. PDK do të kishte dy si koalicion fitues, pastaj do të vinin LDK me një dhe të tjerët krejt me nga një. Kjo është formula e KQZ-së. Por kjo është keqinterpretuar nga partitë pas krijimit të institucioneve”.

Të ngjashme