Blerim Kuçi konfirmon dorëheqjen nga pozita e ministrit, tregon arsyet

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e kanë konfirmuar për Ekonomia Online nga kabineti i ministrit se Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndërsa përmes një statusi në Facebook, Kuçi tha se kërkesën për dorëheqje e ka dërguar te kryeministri Avdullah Hoti.

Tutje, ai tha se shpreson që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.

“Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.

Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve”, shkruan Kuçi.

Letra e plotë dërguar Hotit:

No photo description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme