Blerim Latifi paralajmëron angazhime të reja të Gent Cakajt

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Filozofu Blerim Latifi ka paralajmëruar angazhime të reja të ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan Gazeta Express.

Ky i fundit tha sot dorëheqje të parevokueshme, duke mos bërë të ditur se ku do ta vazhdojë angazhimin e tij politik.

Latifi përmes një postimi në Facebook tha se largimi i Cakajt nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të madh që kombi ynë i pret prej tij.

“Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakajn. Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të madh që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi.

Natyrisht, këto angazhime nuk nënkuptojnë përfshirjen në konjukturat e baltës politike e cila vazhdon ta bëj politikën aq të urryer nga shqiptarët. Andej dhe këndej kufirit”, ka shkruar Latifi.

Të ngjashme