Blerim Latifi për gjestin e djeshëm të Kurtit: Sulltanët u jepnin bakllavë vartësve të tyre

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Pubicisti Blerim Latifi ka rrëfyer për origjinën e shpërndarjes së bakllavës nga një politikan duke kontestuar kësisoj origjinalitetin e veprimit të djeshëm të kryeministrit në detyrë Kurti.

Kurti dje u pa derisa shpërndante bakllavë për punëtorët e Qeverisë dhe për nja dy policë të Policisë së Kosovës në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale.

Sa i përket policëve, ky ishte një ndryshim i madh qëndrimi pasi që më herët qëndrimi i Kurtit dhe partisë së tij ishte mjaft agresiv në konfrontime të ndryshme e të dhunshme nëpër protesta.

Latifi është marrë me origjinën e praktikës së shpërndarjes së bakllavës. Ai pretendon se një gjë e tillë nisi nga Sulltan Mehmeti II.

Më tej, ai shton se bakllava nuk ka origjinë turke por armene.

Statusi i plotë:

Turqit e kanë marrë prej armenëve bakllavën. Vetë origjina e fjalës e tregon këtë: bakh halva, që d.mt.h ëmbëlsirë festive. Kur armenët u pushtuan nga osmanët, këta e përvetësuan edhe kuzhinën armene. Ishte Sulltan Mehmeti II ai i cili e vendosi praktikën e “mbretit që u shpërndan bakllavë vartësve të tij”, praktikë të cilën na e kujtoj së fundi kryeministri Kurti me gjestin e tij të shpërndarjes së bakllavës për policët që e ruanin.

Të ngjashme