Blerim Latifi: VV-ja ka kopjuar planprogramin për luftimin e korrupsionit nga PDK

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se partitë opozitare ua kanë kopjuar planprogramin për luftimin e korrupsionit.

Latifi në “Debat Plus” në theks ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se i ka vjedhur pikat e planit për çështjen e vetingut, shkuan IndeksOnline.

“Vetvendosja e paska kopjuar planin tonë kundër korrupsionit, së pari vetingun. Po më vjen mirë që partitë opozitare e kanë përvetësuar planin tonë. Ky është definitivisht një lajm i mirë për zhvillimet e Kosovës, është pozitive fakti që e kanë kuptuar se cili është fokusi në të cilën duhet të fokusohet qeveria e re”, ka thënë ai.

Latifi ka bërë të ditur se cilët janë hapat konkret që ka ndërrmarrë Partia Demokratike e Kosovës për luftimin e dukurisë së korrupsionit dhe nepotizimit.

Ai ka thënë se për t’ia arritur këtij qëllimi duhet të nënshkruhet nga të gjitha subjektet politike Pakti Kundër Korrupsionit, i krijuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Ne i kemi propozuar dy gjëra për luftimin e korrupsionit, prej të cilës duhet të nisemi është që ë ketë vullnet të përbashkët politik të ndërrmarrim hapa konkret. Ne e kemi propozu Paktin që do duhej të nënshkruhej nga të gjitha partitë politike kundër luftës së korrupsionit.

Programi prej 7 pikash që e ka paraqit kandidati për kryeminisër,Kadri Veseli, masat konkrete janë këto: një burojë anti korrupsion, rafikimin e një ligji kundër nepotizmit, vetingu në drejtësi dhe në mekanizmat e sigurisë në Kosovë, fondi i konfiskimit, krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për çështjen e korrupsionit dhe çështja e përgjëgjësisë publike të zyrtarëve”.

Të ngjashme