Blerim Reka: Kosova do të ketë pozitë më të fuqishme në finalen e dialogut

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-diplomati dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka, i ka quajtur të dështuara përpjekjet e Serbisë për ta kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se është i rëndësishëm qëndrimi pro ushtrisë së Kosovës nga vendet anëtare të BE-së që janë anëtare në Këshill të Sigurimit.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka theksuar se ka divergjencë në politikën e jashtme midis shteteve anëtare të BE-së që e përkrahin ushtrinë e Kosovës dhe një burokrate të Brukselit që e kundërshton.
Ai ka thënë se janë shumë domethënëse zhvillimet e fundit në Kosovë në raport me BE-në.

Reka ka vlerësuar se formimi i ushtrisë dhe taksa ndaj Serbisë kanë demonstruar sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme