Blerim Reka thotë se ShBA-ja duhet ta ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka vlerësuar se moshapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është vendim i gabuar i Bashkimit Europian.

Ai ka thënë se është gabim strategjik mbetja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor jashtë orbitës së BE-së.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka deklaruar se presidenti francez Emmanuel Macron pretendon të bëhet lideri europian pas pensionimit të Angela Merkel dhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që SHBA-ja ta ndërmjetësojë dialogun midis dy shteteve Kosovë – Serbi.

Reka ka theksuar se amerikanët u rikthyen në Ballkan kur e panë paaftësinë dhe dështimin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme