Blerim Shala zyrtarisht i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 13:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, Ish-nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shalën.

Kadri Veseli tha se Blerim Shala është një nga personalitetet tona të shquara të jetës aktuale dhe politike.

“Ky personalitet do t’i bashkohet PDK”, ka thënë ai.

“Nuk ka proces të mirë që ka ndodhur për Kosovën e ku nuk kanqenë i inkuadruar me dhënien e kontributit të tij intelektuali dhe personaliteti i shquar Blerim Shala. Më vjen mirë që Blerimi nga sot është pjesë e Fillimit të Ri”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se vetëm me intelektualë dhe kuadro profesionale do të ecet përpara në zhvillimin dhe integrimeve euro atlantike të vendit.

Blerim Shala ka thënë se vendimi për të mbetur në politikë ka qenë i vështirë.

“Ne e dimë që sot nuk kemi pse të mburremi si politike. Ky vend dhe qytetarët e tij duan që ky vend të ndryshojë. Prandaj Fillimi i Ri nuk është parullë politike por është kategori esenciale për të gjithë”, ka thënë ai.

“Në vitin 1999 Kosova u bë e lirë, dhe ne të gjithë fituam një fillim të ri, si popull, si vend. Në vitin 2008, Kosova u bë shtet, dhe ne merituam një fillim që kishim synuar me shekuj. Megjithatë, ne e dimë që sot nuk kemi pse të mburremi si politikë”, është shprehur ai.

Shala ka vlerësuar se dëshpërimi dhe zhgënjimi janë kategoritë më reale në përshkrimin e situatës në Kosovë.

Ky vend, qytetarët e tij, ka shtuar ai, duan që Kosova të ndryshojë, që shteti i Kosovës të ofrojë siguri për të gjithë, rend dhe ligj për të gjithë, zhvillim ekonomik për të gjithë, perspektivë evropiane për të gjithë.

“Prandaj, Fillimi i Ri nuk është një parullë politike, nuk është moto në një flamur partiak, mbi të gjitha, Fillimi i Ri është kategori ekzistenciale për të gjithë ne, është thelbi i politikës së re në Kosovë”, ka deklaruar Shala.

Shala kohë më parë kishte lënë AAK-në për të mbetur deputet i pavarur, raporton Ekonomia Online.

Ai ka qenë edhe pjesë e delegacionit në Rambuje. Shala po ashtu ka mbajtur postin koordinator i bisedimeve me Serbinë.

 

Të ngjashme