Blerim Shala do t’i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 12:54 | Nga

ish-gazetari, Blerim Shala, sot zyrtarisht do të bëhet pjesë e Partisë së Kadri Veselit.

Shala kohë më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Dy vite më parë ai është larguar nga AAK ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar. Shala është gazetar shumëvjeçar ndërkohë që në 20 vitet e fundit ka qenë pjesë e shumë proceseve politike.

Burime kanë treguar se zyrtarizmi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti do të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme