Blerim Vela emërohet shef i Stafit të Presidentes

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar shefin e stafit të saj.

Bëhet fjalë për Blerim Velën, i cili sipas Osmanit ka përvojë mbij 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike.

Vela ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropën Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Më poshtë edhe statusi i plotë:

Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.
Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.
Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.
Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

Të ngjashme