Blerta Deliu: Instituti Për Krime Lufte ishte themeluar nga Hajredin Kuçi, ministrja Haxhiu lavdërohet kot

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se Kosova për herë të parë Kosova do të ketë Ligj për identifikimin e krimeve të luftës. Ndërsa Deliu ka publikuar një vendim të vitit 2011, ku ishte themeluar një institut i tillë, si dhe emrat eminent që ishin pjesë e tij.

Sipas Kodrës, Haxhiu po lavdërohet kot me këtë nismë.

“Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës.

E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z.Hajredin Kuçi.

Emra të repektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.

Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës.”

Postimi i plotë:

Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës.

E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z.Hajredin Kuçi.

Emra të repektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.

Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës.

Të ngjashme