Blerta Deliu-Kodra: Bashkatdhetarët në Gjermani ofruan mbështetje për PDK-në

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, së bashku me nënkryetarin e partisë, Sami Lushtaku, po qëndrojnë në Gjermani ku po takojnë bashkatdhetarët.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkatdhetarët në Gjermani ofruan mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Postimi i saj:

Kënaqësi e veçantë të takohem me bashkatdhetarë dhe bashkveprimtarë në Kóln të Gjermanisë.

Bashkadhetarët në Landin Nordrhein-Westfalen ofruan mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Diaspora jonë e ka dëshmuar gjithmonë mbështetjen ndaj Kosovës. Ajo e do vendin e vet, vendlindjen dhe mbetët akoma shumë e lidhur me trevën e tyre dhe e përkushtuar ndaj familjarëve të tyre.

Të ngjashme