Blerta Deliu-Kodra në top 10-shen e parë të PDK’së: Synon mandatin e katërt si deputete

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu- Kodra është një nga emrat më të fuqishëm, të suksesshëm dhe shumë serioze në skenën politike në Kosovë, pasi kjo e fundit e ka dëshmuar këtë në tre legjislatura si Deputete e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka dhënë edhe  një herë ‘vulë’ asaj që femra është fuqi e pamposhtur dhe e paluhatshme. Zotëron në mënyrë perfekte edhe punën në Parlament, edhe të qenurit Profesoreshë, por edhe punën më të rëndë që mund të ekzistoj, atë të të qenurit nënë.

Blerta Deliu- Kodra është vajzë e dy prindërve të arsimuar, nënën e ka doktoreshë dhe babain profesor, gjithashtu është edhe nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.  Deliu- Kodra është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Artëve, ku ligjëron lëndën e ‘Diksionit’.

Ajo i është përveshur punës dhe brenda ditës mund ta shihni në çdo cep të Kosovës. E krehur dhe në formë super të mirë, e kuruar deri në detajin më të vogël, tregon më së mirë që mund të bëj çdo gjë që një burrë mundet.

Deputetja Blerta Deliu- Kodra është përsëri në listën e deputetëve nga radhët e PDK-së me numër ‘9’ dhe sigurish që është më seriozja nga femrat kandiduese.

Të ngjashme