Blerta Deliu kritika Qeverisë Kurti për rritjen e çmimeve: Shporta e qytetarëve është varfëruar

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti për rritjen e çmimeve.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se mirëqenia qytetare është përkeqësuar, shporta e tij është varfëruar nga rritja e çmimeve dhe sipas saj kjo nuk kamuflohet dot nga asnjë manipulim me statistika.

Postimi i Deliu-Kodrës:

Mirëqenia qytetare është përkeqësuar, shporta e tij është varfëruar nga rritja e çmimeve dhe kjo nuk kamuflohet dot nga asnjë manipulim me statistika.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës dhe jo arsyetime koti, të cilat në fund të fundit, i demanton vetë realitet i krijuar. Suksesi i një qeverisje matet me përmirësimin e kualitetit të jetës! Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjtha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’.

Lexo edhe: Dren Doli propozohet për ambasador në Holandë
Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm që ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike.

Nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.

Si thotë një autor turk: Qeveritë e kqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim!

Të ngjashme