Blic: Pacolli po paguan për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 11:17 | Nga

Në ballinën e të përditshme të gazetës serbe Blic, ka zënë vend kryetitulli se ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, po paguan për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kjo gazetë shkruan se Pacolli po paguan kryesisht grupe ndikuese, të cilat do të ushtrojnë presion mbi politikanët francezë, por edhe për të nisur një fushatë të medias në favor Haradinajt, transmeton Klan Kosova.

Policia franceze kishte arrestuar Ramush Haradinajn me katër janar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata franceze, mbanë të enjten seancën gjyqësore ku do të vendoset për lirimin ose ekstradimin në Serbi të Haradinajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme